Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë.

Sipas njoftimit, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura.

“Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Vizitat janë zhvilluar në fshatrat Vajnik, Burojë, Likoc dhe Izbicë, ku, sipas Drejtorisë, janë evidentuar dëme të konsiderueshme në kulturat e drithërave, pemëve dhe perimeve.


“Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm në fshatin Vajnik janë dëmtuar rreth 60 hektarë të mbjella me grurë”, thuhet më tej.

Nga Drejtoria bëhet e ditur se fermerët e zonave të prekura kanë filluar të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

“Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore pritet të dalë së shpejti në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri”, thuhet në njoftim.

Sipas procedurave të parapara, pas përfundimit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim, ndërsa më pas do t’i dërgohet Komisionit Qendror Qeveritar për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të fermerëve të prekur.

“Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim. Më pas, ai do t’i përcillet Komisionit Qendror Qeveritar, në përputhje me procedurat ligjore, për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të dëmeve për fermerët e prekur”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ky është çmimi i derivateve të naftës për ditën e sotme

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës

Stuhia në Himarë sjell tragjedi: Punëtori humb jetën gjatë riparimit në rrjetin elektrik

Stuhia në Himarë sjell tragjedi: Punëtori humb jetën gjatë riparimit në rrjetin elektrik

“Rruga e lirë, por shoferët zgjedhin trotuarin (VIDEO)

“Rruga e lirë, por shoferët zgjedhin trotuarin (VIDEO)

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

0:000:00