Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Raportohet se është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se lejoi importin e kimikateve të ndaluara në Kosovë

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit raportohet se është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Sinjali mëson se i arrestuari është N.M. rreth 63-vjeç.

Sipas raportimit, aksioni është zhvilluar më 21 korrik, rreth orës 11:30, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit.

Hetimet kanë ngritur dyshime se N.M., në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për produktet biocide në ish-Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat e tij duke lëshuar leje importi në kundërshtim me Ligjin për Biocide dhe Kimikate.


Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka autorizuar importin e substancave aktive të ndaluara nga Agjencia Evropiane për Kimikate (ECHA), si dhe të pesticideve, për të cilat kompetencën ligjore e kishte institucioni përkatës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, si rezultat i këtyre lejeve, substanca të ndaluara dyshohet se kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në periudha të ndryshme, përmes operatorëve të ndryshëm ekonomikë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa gjatë aksionit Policia i ka sekuestruar dy telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Nazmi Maxhera është dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngjashme
Ramadani – Haxhiut: Pse s’e cakton sot seancën konstituive? Çfarë skenari po përgatisni?

Ramadani – Haxhiut: Pse s’e cakton sot seancën konstituive? Çfarë skenari po përgatisni?

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës

Ky është polici i NJRSH-së që u gjet pa shenja jete në Kukës

Shoqata Amerikane e Zemrës jep dritën jeshile: Deri në 5 filxhanë kafe në ditë janë të sigurt

Shoqata Amerikane e Zemrës jep dritën jeshile: Deri në 5 filxhanë kafe në ditë janë të sigurt

Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, reagon Ambasada e ShBA-së

Vendimi i Haxhiut për prokurorët serbë, reagon Ambasada e ShBA-së

Haradinaj: Vendimi i GJND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit

Haradinaj: Vendimi i GJND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Tre persona humbën jetën në Kosovë brenda një dite, dy viktima nga aksidentet në trafik

Gjendet i vdekur një polic i Kosovës në varrezat e Morinës, dyshohet se 35-vjeçari vrau veten me armën e zjarrit

Gjendet i vdekur një polic i Kosovës në varrezat e Morinës, dyshohet se 35-vjeçari vrau veten me armën e zjarrit

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë u tha Martinez lojtarëve të ekipit në pushim gjatë finales me Spanjën

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Ja çfarë duhet të bëni në rast stuhie

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

Aksidenti në Komoran, çka thuhet në raportin 24-orësh të policisë?

0:000:00