Punësimi i gruas së Durmishit - Deklarata që Kurti po të kishte mundësi do ta zhdukte nga interneti (VIDEO)

“Fisi është për dasma”-fiks kështu deklaronte kryeministri në detyrë Albin Kurti në fushatën zgjedhore para pesë viteve e ku krah tij atë kohë ishte edhe Vjosa Osmani, shkruan Periskopi.
Por, me të kapur pushtetin, Kurti bëri “dasma nëpër ministri” duke rehatuar familjarë të njerëzve të tij.
“Kushëritë janë për te shpia, familja është te shpia, kur të bëhet dikush ministër, drejtor, deputet a çkado që bëhet, duhet të bëhet veç ai person jo me shku me krejt fisin aty, fisi është për dasëm, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër minsitria”, deklaronte Kurti para pesë viteve.
E në mesin e shumë familjarëve e militantëve të punësuar, së fundmi Kurti e rehatoi gruan e ish zv.ministrit, Hysen Durmishi duke e punësuar si këshilltare politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Lajmin e bëri të ditur vet, znj. Durmishi, e cila përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, e falenderoi kryeministrin Kurti e ministrin Vitia.
"Faleminderit kryeministër Kurti!
Faleminderit ministër Vitia!
Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia", shkroi ajo.
Por kjo nuk është punësimi i vetëm i familjarëve brenda institucioneve.
Në vitin 2024, Kuvendi i Kosovës kishte emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it. Mandati i tyre është 4-vjeçar.
Ndërsa këtë muaj, ud e presidentës, Albulena Haxhiu ka dekretuar në kohë rekord Zajnullah Gashin kryeprokurr të shtetit.
Gashi para se ta merrte këtë detyrë ështëparë I afërt me persona të Vetëvendosjes si Glauk Konjufcën e Blerim Gashanin.
Kujtojmë se mediat kanë raportuar në vazhdimësi për punësimet e familjare nga Qeveria Kurti, që nga koha kur kanë ardhur në pushtet./Periskopi











