Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

Studim i ri: Mishi i kuq lidhet me rrezik më të lartë për kancer të pankreasit

Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të pankreasit.


Kjo sugjerohet nga një analizë e re e publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, e cila përfshiu të dhëna nga 16 studime me afro dy milionë pjesëmarrës.

Studiuesit analizuan nëse ekziston një lidhje mes konsumit të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar me shfaqjen e mëvonshme të kancerit të pankreasit.

Bazuar në rezultate, personat që konsumonin më shumë mish të kuq kishin 16% rrezik relativ më të lartë për t’u prekur nga kanceri i pankreasit, krahasuar me ata që konsumonin më pak.

Studimi zbuloi gjithashtu një lidhje lineare se sa më shumë mish të kuq të konsumohej, aq më i lartë ishte rreziku.

Për çdo 100 gramë shtesë mish të kuq në ditë, rreziku relativ për këtë lloj kanceri rritej me 10 për qind.

Megjithatë, studiuesit nuk identifikuan një prag të caktuar mbi të cilin rreziku rritej papritur.

Ndryshe rezultoi për mishin e përpunuar, si sallamet, salsiçet dhe produktet e ngjashme.

Në analizën e 11 studimeve, nuk u gjetën një lidhje statistikisht domethënëse mes konsumit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht nivelit të konsumit.

Ky hulumtim plotëson gjetjet e mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet e bazuar në të dhëna nga mbi 1.8 milionë persona, kishte treguar se vegjetarianët kanë rreth 21 për qind rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri i pankreasit krahasuar me personat që konsumojnë mish.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes.

Shumica e të dhënave vijnë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet e përfshira janë kryesisht vëzhguese dhe bazohen në pyetësorë mbi zakonet ushqimore.

Këto lloj studimesh mund të tregojnë një lidhje, por nuk provojnë se mishi i kuq është shkaku i drejtpërdrejtë i kancerit të pankreasit. Për më tepër, studimet e analizuara kishin dallime të konsiderueshme mes tyre.

Të ngjashme
9 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale

9 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës

Si t’i mbani fëmijët të sigurt kur temperaturat rriten?

Si t’i mbani fëmijët të sigurt kur temperaturat rriten?

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?

Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?

5 rregullat e një mëngjesi ideal

5 rregullat e një mëngjesi ideal

KUJDES: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet

KUJDES: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet

Nuk është vetëm ushqimi: Ky zakon i papritur mund t’ju bëjë të shtoni kilogramë

Nuk është vetëm ushqimi: Ky zakon i papritur mund t’ju bëjë të shtoni kilogramë

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Paralajmërim gjatë valëve të të nxehtit: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet

Paralajmërim gjatë valëve të të nxehtit: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet