Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?

Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?

Një studim i ri sugjeron se heqja e plotë e sheqerit nga dieta mund të mos jetë aq e dobishme sa mendohet.

Shkencëtarët nga Instituti i Diabetit Dasman në Kuvajt zbuluan se eliminimi i plotë i saharozës (sheqerit të zakonshëm të tryezës) nga një dietë me pak yndyrë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zorrëve dhe metabolizmin, ka raportuat The New York Post, transmeton Periskopi.

“Heqja e plotë e saharozës nga një dietë me pak yndyrë mund të çrregullojë shëndetin e zorrëve dhe të nxisë inflamacionin dhe problemet metabolike”, ka thënë doktori Rasheed Ahmad.


Studimi u krye te minjtë për 16 javë.

Një grup ushqehej me dietë me pak yndyrë që përmbante saharozë, ndërsa grupi tjetër ndiqte dietë të ngjashme, por pa asnjë sasi sheqeri.

Në fund të studimit, të dy grupet kishin peshë të ngjashme. Megjithatë, minjtë që nuk konsumuan fare sheqer shfaqën disa probleme shëndetësore, përfshirë kontroll më të dobët të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës, çekuilibër të baktereve të zorrëve, inflamacion të zorrëve dhe ndryshime që lidhen me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

“Sugjerohet se heqja e plotë e saharozës mund të ndikojë negativisht në mikrobiomën e zorrëve dhe në shëndetin metabolik”, ka thënë Ahmad.

Sipas tij, rezultatet tregojnë se një dietë e balancuar është më e rëndësishme sesa eliminimi i plotë i sheqerit.


Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë se duhet të konsumojmë më shumë ëmbëlsira. Problemi kryesor mbetet sheqeri i shtuar në ushqimet dhe pijet e përpunuara.

Sheqernat natyrale që gjenden në fruta, perime, drithëra dhe produkte të qumështit shoqërohen me fibra, vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndihmojnë organizmin t’i përthithë ato më ngadalë.

Nga ana tjetër, konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar lidhet me shtimin në peshë, presionin e lartë të gjakut, inflamacionin kronik, prishjen e dhëmbëve, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që burrat të mos konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji sheqer të shtuar në ditë, ndërsa gratë jo më shumë se 6 lugë çaji.


Të ngjashme
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Paralajmërim gjatë valëve të të nxehtit: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet

Paralajmërim gjatë valëve të të nxehtit: Temperaturat e larta mund të dëmtojnë ilaçet

A mundet kreatina të ndihmojë në trajtimin e depresionit? - Studimi i fundit shkencor do t'ju befasojë

A mundet kreatina të ndihmojë në trajtimin e depresionit? - Studimi i fundit shkencor do t'ju befasojë

A preferohet që fëmijët të pinë ujë të gazuar

A preferohet që fëmijët të pinë ujë të gazuar

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

Sa i shëndetshëm është truri juaj? Tani e dimë si ta zbulojmë

Sa i shëndetshëm është truri juaj? Tani e dimë si ta zbulojmë

Katër ushtrime që mund t’i anashkaloni pa problem: Nuk japin rezultatet që prisni

Katër ushtrime që mund t’i anashkaloni pa problem: Nuk japin rezultatet që prisni

A është e dëmshme të pish alkool gjatë marrjes së antibiotikëve?

A është e dëmshme të pish alkool gjatë marrjes së antibiotikëve?

Cilat janë përfitimet e të fjeturit pa rroba?

Cilat janë përfitimet e të fjeturit pa rroba?