Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Cila është koha më e mirë për një sy gjumë gjatë ditës?

Nëse ndiheni të lodhur pas drekës, ekspertët thonë se një sy gjumë i shkurtër mund t’ju ndihmojë të rifitoni energjinë, të përmirësoni përqendrimin dhe humorin.

Por koha kur flini është po aq e rëndësishme sa edhe vetë gjumi, ka shkruar EatingWell.


Sipas ekspertëve të gjumit, koha ideale për një sy gjumë është mes orës 13:00 dhe 15:00. Një gjumë prej 10 deri në 30 minutash në këtë periudhë ndihmon organizmin të rikuperohet pa ndikuar në gjumin e natës.

“Nëse do të zgjidhja një periudhë ideale, do të rekomandoja orët e para të pasdites. Kur bëhet në kohën e duhur, një sy gjumë rrit energjinë, përmirëson funksionin e trurit dhe cilësinë e jetës”, ka thënë dietologia Danielle Smiley.

Studimet tregojnë se një sy gjumë i shkurtër mund të rrisë vigjilencën dhe përqendrimin, përmirësojë kujtesën dhe të nxënit, rrisë produktivitetin, përmirësojë humorin, ndihmojë trupin dhe muskujt të rikuperohen pas aktivitetit fizik.


Ekspertët theksojnë se gjumi i ditës nuk duhet të zëvendësojë gjumin e natës.

Për shëndet më të mirë rekomandohet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, të ushtroheni rregullisht, të kufizoni kafeinën dhe alkoolin në mbrëmje, si dhe të krijoni një rutinë qetësuese para gjumit.

“Gjumi cilësor nuk ndodh rastësisht, ai është rezultat i zakoneve të mira që krijoni çdo ditë”, ka thënë Smiley.

Të ngjashme
Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

Ky zakon i përditshëm mund të jetë duke rritur tensionin e gjakut pa e kuptuar

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

20 simptoma si trupi mund t’ju tregojë se keni probleme me tiroiden dhe ju s’po i vini re

Sa i shëndetshëm është truri juaj? Tani e dimë si ta zbulojmë

Sa i shëndetshëm është truri juaj? Tani e dimë si ta zbulojmë

Katër ushtrime që mund t’i anashkaloni pa problem: Nuk japin rezultatet që prisni

Katër ushtrime që mund t’i anashkaloni pa problem: Nuk japin rezultatet që prisni

A është e dëmshme të pish alkool gjatë marrjes së antibiotikëve?

A është e dëmshme të pish alkool gjatë marrjes së antibiotikëve?

Cilat janë përfitimet e të fjeturit pa rroba?

Cilat janë përfitimet e të fjeturit pa rroba?

Ndiheni të lodhur pa arsye? Trupi juaj po ju dërgon këtë sinjal

Ndiheni të lodhur pa arsye? Trupi juaj po ju dërgon këtë sinjal

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Petët (Noodles) instant lidhen me shpërthim salmonele

Petët (Noodles) instant lidhen me shpërthim salmonele

Pse duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje marrjes së kaliumit gjatë verës?

Pse duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje marrjes së kaliumit gjatë verës?

E thotë shkenca: Gjysma e rasteve të harresës mund të parandalohen nëse bëni këto gjëra

E thotë shkenca: Gjysma e rasteve të harresës mund të parandalohen nëse bëni këto gjëra

Mungesa e këtyre vitaminave dhe mineraleve shoqërohet me zbardhjen e parakohshme të flokëve

Mungesa e këtyre vitaminave dhe mineraleve shoqërohet me zbardhjen e parakohshme të flokëve