Stërvitja “Combat Power 26”, në Kroaci, FSK krah ushtrive aleate

Stërvitja “Combat Power 26”, në Kroaci, FSK krah ushtrive aleate

Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë pjesë e një ushtrimi të madh ndërkombëtar ushtarak të zhvilluar në Kroaci, ku krahas mijëra ushtarëve kroatë dhe pjesëtarëve të vendeve aleate të NATO-s, vendi ynë u përfaqësua me një kontingjent prej 45 ushtarakësh.


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili mori pjesë në aktivitet me ftesë të autoriteteve kroate, tha se pati mundësinë ta ndjekë nga afër ushtrimin dhe vlerësoi lart performancën e pjesëtarëve të FSK-së.

Sipas tij, Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga një tog luftarak i këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, ka shkruar Maqedonci transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se pjesëmarrja në ushtrime të tilla ndërkombëtare është dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe e gatishmërisë së saj për të kontribuar në misione dhe aktivitete të përbashkëta me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

Të ngjashme
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Elbasan Xhezair Shoshaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Elbasan Xhezair Shoshaj

Tre persona humbin jetën gjatë festimeve për fitoren e Meksikës në Kupën e Botës

Tre persona humbin jetën gjatë festimeve për fitoren e Meksikës në Kupën e Botës

Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

0:000:00