250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe të ftuarit që morën pjesë në ceremoninë e organizuar të martën me rastin e shënimit të 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një njoftimi të publikuar pas aktivitetit, ambasada vlerësoi pjesëmarrjen e të pranishmëve, duke theksuar se atmosfera e krijuar e bëri festën një ngjarje të veçantë.
“Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës! Prania juaj e bëri këtë festë historike vërtet të veçantë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Ambasada publikoi gjithashtu disa nga momentet kryesore të mbrëmjes, duke i ftuar pjesëmarrësit që të ndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga festa.
“Shijoni disa nga momentet kryesore të mbrëmjes dhe ndani momentet tuaja të preferuara duke përdorur #Liria250. #250Dita e Pavarësisë”, thuhet më tej në njoftim.











