Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova nuk ka arritur t’i përmbushë të gjitha obligimet e afatit shtesë të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar se si pasojë e moszbatimit të gjashtë hapave të reformave vendi rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro.

Në një konferencë për media, Zulfaj tha se nga 62 hapa që janë në proces zbatimi, deri më 30 qershor janë përmbushur 18, ndërsa më 15 korrik Kosova do t’i drejtohet Komisionit Evropian me kërkesën për lëvrimin e fondeve për reformat e realizuara, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

“Në total, në zbatim e sipër deri dje janë 62 hapa. Prej tyre, 13 kanë qenë me afat shtesë deri më 30 qershor 2026, ndërkaq 49 hapat e tjerë janë në zbatim e sipër, ku 27 prej tyre e kanë afatin shtesë deri në fund të vitit 2026. Nga gjithsej 62 hapa, konsiderojmë se janë zbatuar 18 hapa, për çka më 15 korrik do të kërkojmë lëvrimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. Për hapat që nuk arrijnë të zbatohen në periudhën shtesë, sipas instrumentit të reformave, mjetet e dedikuara për përfundimin e tyre humbin,” deklaroi Zulfaj.

Ai sqaroi se nga 13 hapat që kishin afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë janë realizuar, ndërsa gjashtë nuk kanë arritur të përmbushen plotësisht.


“Nga këto 13 hapa që ishin pjesë e agjendës së reformave me afat shtesë, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërkaq gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Edhe te këta gjashtë hapa ka zbatim të disa nënhapave, kryesisht të veprimeve që varen nga qeveria, mirëpo nuk është arritur përmbushja e plotë e obligimeve”, theksoi ai.

Sipas Zulfajt, hapat e parealizuar lidhen kryesisht me miratimin e legjislacionit në Kuvend.

“Hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje janë: Ligji për Energjinë dhe Energjinë Elektrike me aktet nënligjore, Ligji për Ndihmën Shtetërore, Ligji për Inovacionin dhe themelimi i Këshillit Kombëtar dhe Fondit të Inovacionit, legjislacioni për falimentimin dhe paaftësinë paguese, pakoja prej gjashtë ligjeve të reformës në drejtësi, si dhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar me nënhapat përkatës”, tha ai.

Ai theksoi se shumica dërrmuese e obligimeve të papërmbushura varen nga funksionimi i Kuvendit.

“Nga këto gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre, ose 83 për qind, kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i vetëm që lidhet me qeverinë është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila për arsye procedurale nuk mund të miratohet nga një qeveri në detyrë dhe kërkon që qeveria të jetë në kapacitet të plotë. Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend”, u shpreh ai.

Zulfaj tha se mosrealizimi i këtyre reformave mund t’i kushtojë Kosovës dhjetëra milionë euro, ndërsa shuma përfundimtare do të përcaktohet nga Komisioni Evropian.

“Kostoja e përllogaritur e mosarritjes së realizimit në kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga vlerësimi i Komisionit Evropian, varësisht nëse ai do t’i marrë parasysh edhe nënhapat që janë zbatuar. Ne do të paraqesim të gjitha argumentet dhe progresin e arritur gjatë procesit të vlerësimit”, shtoi Zulfaj.

Të ngjashme
Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

0:000:00