Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka reaguar pas eliminimit të kombëtares nga Kupa e Botës 2026, duke theksuar se nuk pendohet aspak për vendimin që mori për t'u rikthyer në përfaqësuese.

Gjermania u eliminua në fazën e 1/16 së finales pasi u mposht nga Paraguai, duke i dhënë fund para kohe rrugëtimit të saj në turne.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, portieri i Bayern Munich analizoi paraqitjen e ekipit.

"Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës është jashtëzakonisht zhgënjyes. Nuk arritëm të përmbushnim pritshmëritë dhe duhej të kishim avancuar më tej në këtë turne. Ky përfundim dhemb shumë", shkroi Neuer.

40-vjeçari shpjegoi edhe arsyet që e shtynë të rikthehej te kombëtarja gjermane për Botërorin 2026.

"Vendosa me vetëdije të luaja edhe një herë për Gjermaninë. Nga njëra anë, sepse ka qenë gjithmonë një krenari e madhe për mua të vesh fanellën e kombëtares”.


“Nga ana tjetër, në moshën 40-vjeçare dhe me përvojën e katër Kupave të Botës, doja t'i mbështesja lojtarët e rinj brenda dhe jashtë fushës, si edhe të jepja kontributin tim për futbollin gjerman. Pavarësisht këtij fundi të hidhur, nuk e kam penduar këtë hap as edhe për një sekondë", raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Në fund, veterani gjerman falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

"Zhgënjimi im është i papërshkrueshëm, por njëkohësisht ndihem jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve dhe gjatë këtij turneu", përfundoi ylli i Bayern Munich. /Periskopi

Të ngjashme
Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

Policia bastisi zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit, menjëherë pas eliminimit nga Botërori

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

250 vjetori i Pavarësisë, Ambasada amerikane: Prania juaj e bëri festën të veçantë

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Rrugë të vërshuara e vetura të përmbytura, Shkupi përfshihet nga stuhia

Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Bllokada politike në vend: Kosova pritet të humbas 40 milionë euro nga BE-ja

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

Rezultati i zgjedhjeve, PZAP i refuzon të gjitha ankesat

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

SHBA-të dhe Irani fillojnë bisedime teknike për të siguruar marrëveshje paqeje dhe rifillimin e transportit detar

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Dashmir Miftari i “Veda Petrol” – ky është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftëtarëve

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

Mjekësia Ligjore mbërrin në Liqenin e Batllavës, pas gjetjes së trupit të 25-vjeçarit Lirim Ruhani

0:000:00