Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja, kampione e botës në futboll

Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e kampionit të botës në futboll.

Të dielën mbrëma në New Jersey, Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, në finalen plotësisht të njëanshme. Spanjollët kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por për fitore u janë dashur vazhdimet. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, përkatësisht në minutën e parë të vazhdimit të dytë.

Pas një krosimi në zonë, Nico Williams e ktheu topin te rezervisti Torres që goditi saktë nga zona.

Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010 në Afrikë të Jugut.

Finalja e së dielës është dominuar plotësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes. “Furia e kuqe” ka krijuar raste e raste, por pa konkretizuar. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës. Por asnjë nuk përfundoi në rrjetë.

Ndërkohë Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për herë të tretë në ndeshje të Kampionateve Botërore. Në finale, natyrisht, për herë të parë.

Pamja nuk ndryshoi as në vazhdime, pos që spanjollët e shënuan golin e fitores dhe festës së madhe. Argjentina i kishte vetëm dy goditje. Njëra u bllokua dhe tjetra shkoi mbi portë. Ndërkohë në minutat e fundit e rrezikoi goxha seriozisht portën spanjolle.

Spanja ishte vlerësuar prej pretendenteve të Botërorit, por jo favoritja kryesore. Por shkëlqeu gjatë gjithë Botërorit më të madh në histori. Spanja e ka pranuar vetëm një gol, ndonëse në ndeshjen e parë befasoi për të keq duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.

Argjentina me mund arriti në finale dhe në ndeshjen vendimtare shfaqi pak. Lionel Messi u mbajt i qetë, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupë të Botës.

Shkëlqimi të dielën mbrëma ishte për Spanjën. Ata konkretizuan një prej plot 20 rasteve për të fituar trofeun më të vlefshëm në futboll./Periskopi/

Të ngjashme
Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

eSIM-i më i mirë për Turqinë në vitin 2026: Pse udhëtarët po kalojnë në eSIM në vend të roaming-ut

eSIM-i më i mirë për Turqinë në vitin 2026: Pse udhëtarët po kalojnë në eSIM në vend të roaming-ut

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Zyra e presidentes së PE: S’kemi koment për Paunovicin, në Rezolutën tonë keni qëndrimin për Serbinë

Zyra e presidentes së PE: S’kemi koment për Paunovicin, në Rezolutën tonë keni qëndrimin për Serbinë

E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

0:000:00