Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

Shtesat për fëmijë nën llupën e shtetit, verifikohen mijëra përfitues potencial nga diaspora

Shteti rrit kontrollin mbi paratë publike. Pas rritjes së shtesave për fëmijë në tridhjetë euro, Ministria e Financave ka nisur një proces të gjerë verifikimi për t`i pastruar listat e përfituesve. Alarmi vjen pas largimit të mbi 37 mijë qytetarëve nga Kosova vetëm brenda një viti, duke ngritur dyshime se mijëra fëmijë që jetojnë në mërgim, vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit.

Rreth 400 e 6 mijë fëmijë në Kosovë marrin çdo muaj shtesat e rritura nga qeveria, por jo të gjithë ata jetojnë realisht këtu. Shifrat alarmante të emigrimit që i jep Agjencia e Statistikave, kanë detyruar Ministrinë e Financave të nisë një aksion të rreptë verifikimi. Qëllimi është i qartë: zbulimi i familjeve që kanë braktisur vendin për bashkim familjar, por që po vazhdojnë të përfitojnë jashtë ligjit nga skemat sociale të Kosovës.

“Ka një numër të atyre që kanë përfituar dhe që nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Është një numër i konsiderueshëm i tyre që i janë nënshtruar kontrollit. Meqenëse procesi vazhdon, nuk e kam shifrën e saktë se sa prej tyre janë larguar nga skema e përfitimit për shtesa për fëmijë”, tha Liridon Llozani, këshilltar për media në MPFVLÇ.

Sistemi aktual i shpërndarjes së parave publike po përballet me kritika të ashpra nga ekspertët. Mungesa e kritereve të qarta dhe mosndërlidhja e sistemeve elektronike mes institucioneve po shihet si një mundësi e hapur për keqpërdorimin e fondeve shtetërore.

“Unë e shoh problemin e shtesave si ndihma të parregulluara me ligj, që janë të menjëhershme, pa kritere të qarta dhe që shpërndahen pa një ndërlidhje të sistemeve që e regjistrojnë popullatën, për të parë edhe papunësinë e popullsisë. Tek ne konsiderohen të papunë vetëm ata persona që regjistrohen në zyrat e punësimit, ndërsa të gjithë e dimë që një pjesë e madhe e popullsisë nuk regjistrohet aty”, tha Bardha Qirezi, hulumtuese dhe njohëse e çështjeve sociale dhe arsimore.

Alarmi vjen pas largimit të mbi tridhjetë e shtatë mijë qytetarëve nga Kosova vetëm brenda një viti, duke ngritur dyshime se mijëra fëmijë që jetojnë në mërgim vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Ndaj, për t’i mënjanuar keqpërdorimet e mundshme dhe hapësirat për dyshim, Ministria e Financave ka nisur një aksion të gjerë të krahasimit të të dhënave, duke paralajmëruar gjithashtu një bazë të re ligjore që do ta rregullojë këtë sektor.

“Çështja e shtesave për fëmijë, sikurse edhe disa skema të tjera sociale, do të rregullohet me ligj. Aty do të përcaktohen të gjitha kriteret dhe format e përfitimit. Procesi i verifikimit po bëhet përmes platformës e-Kosova, por edhe përmes Departamentit të Skemave Sociale, duke i krahasuar të dhënat tona me të dhënat që posedojnë institucionet e tjera”, tha Llozani, për RTK, transmeton Periskopi.

Rritja e shtesave për fëmijë, dukshëm ka rritur edhe numrin e përfituesve të këtyre shtesave. Ndaj, sfida kryesore për institucionet mbetet garantimi që këta miliona euro të taksapaguesve të shkojnë vetëm për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë brenda kufijve të Kosovës. Derisa ligji i ri të jetë gati, platformat digjitale do të jenë filtri kryesor që do të vendosë se kush do të mbetet në listat e përfituesve dhe kush do të largohet nga skema./Periskopi/

Të ngjashme
Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gucati kërkon nga Qeveria të reagojë për listat e luftëtarëve të publikuara nga Serbia

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

Gjendja në kufi: Hyrja nga “Dheu i Bardhë” shkon deri në një orë

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

E rëndë, një nga viktimat në Istog është fëmiu 12 vjeçar

eSIM-i më i mirë për Turqinë në vitin 2026: Pse udhëtarët po kalojnë në eSIM në vend të roaming-ut

eSIM-i më i mirë për Turqinë në vitin 2026: Pse udhëtarët po kalojnë në eSIM në vend të roaming-ut

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Zyra e presidentes së PE: S’kemi koment për Paunovicin, në Rezolutën tonë keni qëndrimin për Serbinë

Zyra e presidentes së PE: S’kemi koment për Paunovicin, në Rezolutën tonë keni qëndrimin për Serbinë

E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Breshër i madh godet Istogun (VIDEO)

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Humb betejën me kancerin ish-trajneri i Anglisë dhe legjenda e Liverpoolit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

Shëngjin, nënë e bir rrezikojnë mbytjen, shpëtohen në momentin e fundit

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës pas sjelljeve të pahijshme të lojtarëve pas ndeshjes me Spanjën

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

0:000:00