“FIFA kaloi vijën e kuqe” – shpërthen revolta ndaj Infantinos pas vendimit për kartonin e Balogun

“FIFA kaloi vijën e kuqe” – shpërthen revolta ndaj Infantinos pas vendimit për kartonin e Balogun

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kundërshtime të mëdha pas polemikave të krijuara rreth kartonit të kuq të hequr për sulmuesin Folarin Balogun, raporton The Times.

Sipas raportimit, disa federata kombëtare po shqyrtojnë mundësinë për të ndryshuar qëndrimin e tyre për rizgjedhjen e Infantinos, pasi besojnë se FIFA ka kaluar një vijë të kuqe duke shtyrë pezullimin e Balogunit për pas përfundimit të Kupës së Botës, pas ndërhyrjes së pretenduar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Edhe pse Infantino pritet ende të rizgjidhet pa kundërshtar vitin e ardhshëm, kjo valë kritikash mund të dobësojë ndjeshëm ndikimin e tij gjatë mandatit të fundit në krye të organizatës më të madhe të futbollit botëror.

“Ndërhyrja politike në futboll nuk bëhet më e fortë se ajo që ka bërë Trump, ndërsa përpjekjet e FIFA-s për të dhënë shpjegime kanë qenë qesharake. Fuqia e Infantinos është zbehur, ai është shumë i izoluar tani dhe do të jetë një president pa ndikimin e mëparshëm”, i ka thënë një burim i lartë nga bota e futbollit mediumit prestigjioz The Times, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Sipas raportimit, federatat e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës kanë kritikuar vendimin e komitetit disiplinor të FIFA-s, i cili konfirmoi kartonin e kuq të Balogunit, por vendosi që pezullimi i tij të shtyhej.

Kjo çështje pritet gjithashtu të ndikojë në planet e Infantinos për zgjerimin e Kupës së Botës për Klube, transformimin e saj në një kompeticion që zhvillohet çdo dy vite, si dhe përpjekjet për të ndryshuar statutet e FIFA-s në mënyrë që të kërkojë një mandat tjetër përtej vitit 2031./Periskopi/

Të ngjashme
S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

S’do largohet nga Kosova, do dorëzojë dokumentet e s’do bëjë deklarata – garancitë e Mbrojtjes për lirimin e Thaçit

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli vazhdon sulmet në jug të Libanit pavarësisht armëpushimit me Hezbollahun

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

Aksident horror në MotoGP, Bezzecchi rrëzohet rëndë

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht nga Haga

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Aksident në Rrugën e Kombit (FOTO)

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Bilanci tragjik në Venezuelë, mbi 4 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërruese

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Alarmi që vjen nga bankat e zbrazëta, rënia e lindjeve dhe emigrimi po boshatisin shkollat në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

0:000:00