Kosovari ishte pjesë e shpëtimtarëve në një ngjarje të rëndë në Itali

Kosovari ishte pjesë e shpëtimtarëve në një ngjarje të rëndë në Itali

Reagimi i shpejtë dhe ndërhyrja e guximshme e anëtarëve të Akademisë Ushtarake parandaloi një tragjedi të mundshme të dielën në qendër të Triestes, pasi një makinë që mbante një burrë 41-vjeçar përfundoi në det pranë skelës në Sheshin e Bashkimit të Italisë.

E në mesin e shpëtimtarëve ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Marash Palushaj nga qyteti i Klinës.

Palushaj, i cili jeton dhe punon në Itali, ndërhyri menjëherë pasi pa një veturë që kishte rënë në det me shoferin ende brenda. Ai u hodh në ujë dhe, së bashku me disa kadetë të Akademisë Ushtarake të Modenës, arriti të nxirrte drejtuesin e bllokuar nga automjeti pak çaste para se ai të fundosej plotësisht.

Shoferi mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton indeksonline, transmeton Periskopi.

Veprimi i Marash Palushajt dhe i kadetëve është vlerësuar gjerësisht nga mediat dhe autoritetet italiane, të cilat i kanë cilësuar ata si “heronjtë e ditës” për ndërhyrjen e shpejtë që shpëtoi një jetë./Periskopi/

Të ngjashme
Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

Vlorë: Vetura e policisë godet një 13-vjeçar në zebra

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Argjentinasit gjejnë shishen e Pickfordit me udhëzime, Messi habitet kur i përkthejnë ato që shkruan

Argjentinasit gjejnë shishen e Pickfordit me udhëzime, Messi habitet kur i përkthejnë ato që shkruan

Sërish shtrenjtohet nafta për dy centë

Sërish shtrenjtohet nafta për dy centë

Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

“I dyshuari në arrati” - Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

“I dyshuari në arrati” - Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

A ka kolona në kufijtë e Kosovës? Publikohen të dhënat e fundit për pritjet

A ka kolona në kufijtë e Kosovës? Publikohen të dhënat e fundit për pritjet

Pas fitores ndaj Anglisë, lojtarët e Argjentinës shpalosin flamurin: Malvinat janë argjentinase

Pas fitores ndaj Anglisë, lojtarët e Argjentinës shpalosin flamurin: Malvinat janë argjentinase

Jordania rrëzon 8 raketa iraniane, raportojnë mediat shtetërore

Jordania rrëzon 8 raketa iraniane, raportojnë mediat shtetërore

Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë

Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Super-rikthim i çmendur i Argjentinës ndaj Anglisë, Messi me shokë në finale

Super-rikthim i çmendur i Argjentinës ndaj Anglisë, Messi me shokë në finale

0:000:00