Sërish shtrenjtohet nafta për dy centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë.
Nafta sot është 1.56 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të mërkurën, që ishte 1.54.
Çmimi i benzinës është 1.40 euro për litër, njëjtë me të mërkurën, gjersa edhe çmimi i gazit është i njëjtë me të mërkurën, 0.60 euro për litër.











