Sëmundjet e qarkullimit të gjakut, shkaku kryesor i vdekjeve te shqiptarët

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut, shkaku kryesor i vdekjeve te shqiptarët

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbeten “vrasësi” kryesor në Shqipëri. Shifrat tregojnë se praktikisht 1 në 2 shqiptarë humb jetën nga problemet me gjakun dhe zemrën, duke përbërë 52.9% të totalit të vdekjeve, ndërsa më pas renditen sëmundjet tumorale.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2025 u shënuan mbi 21 mijë e 300 humbje jete, duke pësuar një rënie prej 3.2% krahasuar me vitin parardhës. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbeten “vrasësi” kryesor në vend, duke shkaktuar mbi gjysmën e totalit të vdekjeve, ekzaktësisht 52.9%, një nivel i njëjtë me vitin 2024, shkruan Tvklan.al, transmeton Periskopi.

Brenda këtij grupi, goditjen më të madhe e japin sëmundjet kronike të zemrës me mbi 42%, të ndjekura nga sëmundjet ishemike dhe ato të enëve të trurit. Vendi i dytë u takon simptomave dhe sëmundjeve të papërcaktuara mirë, ku dominon vdekshmëria nga pleqëria. Ndërkaq, tumorët renditen si shkaku i tretë më i shpeshtë me 15.3% të vdekjeve. Në këtë grup, tumoret malinje të aparatit të tretjes, ato të frymëmarrjes dhe urogjenitale mbajnë peshën kryesore të bilancit të vdekshmërisë nga tumoret.

Të dhënat tregojnë se problemet kardiake prekin më shumë femrat, duke zënë 54.5% të vdekjeve të tyre. Po ashtu, gratë jetojnë më gjatë, pasi vdekjet nga pleqëria janë më të shpeshta tek to. Nga ana tjetër, burrat rezultojnë më të prekur nga sëmundjet tumorale.

Statistikat bëhen alarmante kur flitet për moshën e re. Sipas të dhënave të INSTAT, te fëmijët dhe të rinjtë deri në 19 vjeç, sëmundjet e zemrës dhe ato të periudhës rreth lindjes janë shkaqet kryesore. Ndërsa për grupmoshën aktive, nga 20 deri në 44 vjeç, jetët priten në mes kryesisht nga dëmtimet traumatike dhe helmimet, të ndjekura sërish nga problemet e qarkullimit të gjakut.

Të ngjashme
Kujdesi dermatologjik në verë: Si të mbrojmë lëkurën nga dëmtimet e diellit?

Kujdesi dermatologjik në verë: Si të mbrojmë lëkurën nga dëmtimet e diellit?

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

Vdekjet nga ky kancer tani mund të eliminohen praktikisht

Vdekjet nga ky kancer tani mund të eliminohen praktikisht

Ekspertët paralajmërojnë për helmime në rritje lidhur me injeksionet për humbje peshe

Ekspertët paralajmërojnë për helmime në rritje lidhur me injeksionet për humbje peshe

Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Tri perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Tri perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Nxehtësia ekstreme: Rreziku i madh fshihet brenda ambienteve të mbyllura

Nxehtësia ekstreme: Rreziku i madh fshihet brenda ambienteve të mbyllura

Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit

Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit

Dhimbje të forta në këmbë sapo zgjoheni? Ekspertët tregojnë shkakun më të zakonshëm

Dhimbje të forta në këmbë sapo zgjoheni? Ekspertët tregojnë shkakun më të zakonshëm

Pse disa persona nuk mund të urinojnë kur janë larg shtëpisë

Pse disa persona nuk mund të urinojnë kur janë larg shtëpisë