Kujdesi dermatologjik në verë: Si të mbrojmë lëkurën nga dëmtimet e diellit?

Kujdesi dermatologjik në verë: Si të mbrojmë lëkurën nga dëmtimet e diellit?

Muajt e verës shoqërohen me ekspozim më të madh ndaj rrezeve ultraviolet, duke rritur rrezikun për djegie, plakje të parakohshme të lëkurës dhe, në raste afatgjata, zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Megjithatë, shumë persona vazhdojnë të bien pre e miteve që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe neglizhojnë masat bazë të mbrojtjes.

Pikërisht për këtë temë foli dermatologia Dr.Elmiola Janushaj, e cila ndau këshilla praktike dhe të bazuara në evidencë shkencore për kujdesin e lëkurës gjatë sezonit veror.

Kremi mbrojtës nuk përdoret vetëm në plazh.

Sipas dermatologes, një nga gabimet më të zakonshme është përdorimi i kremit me faktor mbrojtës vetëm gjatë pushimeve verore.

“Rrezatimi ultraviolet është i pranishëm gjatë gjithë vitit. SPF duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme dhe të riaplikohet çdo dy orë gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas notit ose djersitjes”, shpjegon ajo.

Një tjetër keqkuptim lidhet me idenë se personat me lëkurë më të errët nuk kanë nevojë për mbrojtje nga dielli.

Në fakt, melanina ofron vetëm një mbrojtje të kufizuar dhe nuk e zëvendëson përdorimin e produkteve me SPF.

Dermatologia thekson gjithashtu se nuk ekziston “nxirje e shëndetshme”, pasi nxirja është shenjë e dëmtimit të lëkurës nga rrezatimi ultraviolet.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje edhe më të madhe

Lëkura e fëmijëve është më e hollë dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve UV. Për këtë arsye rekomandohen kremra të testuar dermatologjikisht, me filtra fizikë, si dhe shmangia e ekspozimit në orët me rrezatim maksimal.

Kur duhet të kërkojmë ndihmën e dermatologut?

Ndryshimet në nishane, gjakosja, ndryshimi i ngjyrës ose i formës së tyre nuk duhet të neglizhohen. Kontrolli dermatologjik dhe dermatoskopia janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm të lezioneve të dyshimta.

Tre këshillat kryesore për një verë të sigurt:

-Përdorni çdo ditë krem mbrojtës me SPF.

-Shmangni ekspozimin në orët me rrezatim maksimal.

-Kryeni kontroll periodik të lëkurës dhe nishaneve te dermatologu./A2Cnn

Të ngjashme
Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

Çfarë i ndodh mëlçisë kur hamë banane?

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Rreziqet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme

Tri perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Tri perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Kosova, ndër vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik në rajon

Nxehtësia ekstreme: Rreziku i madh fshihet brenda ambienteve të mbyllura

Nxehtësia ekstreme: Rreziku i madh fshihet brenda ambienteve të mbyllura

Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit

Studim i ri: Omega-3 nuk e përmirëson kujtesën apo funksionin e trurit

Dhimbje të forta në këmbë sapo zgjoheni? Ekspertët tregojnë shkakun më të zakonshëm

Dhimbje të forta në këmbë sapo zgjoheni? Ekspertët tregojnë shkakun më të zakonshëm

Pse disa persona nuk mund të urinojnë kur janë larg shtëpisë

Pse disa persona nuk mund të urinojnë kur janë larg shtëpisë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

A mund të ngadalësoj marihuana plakjen e trurit? Ja çfarë thotë studimi

A mund të ngadalësoj marihuana plakjen e trurit? Ja çfarë thotë studimi

Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

Nëse keni këtë grup gjaku, rrezikoheni nga kjo sëmundje

A është shalqiri vërtet i mirë për ju? Përfitimet surprizuese shëndetësore të frutit ikonik të verës dhe kush duhet ta shmangë atë

A është shalqiri vërtet i mirë për ju? Përfitimet surprizuese shëndetësore të frutit ikonik të verës dhe kush duhet ta shmangë atë