Vjedhje spektakolare në vilën e Andrea Bocellit, hajdutët marrin 500 mijë euro

Vjedhje spektakolare në vilën e Andrea Bocellit, hajdutët marrin 500 mijë euro

Një vjedhje e planifikuar në detaje ka ndodhur në një vilë në pronësi të familjes së tenorit të njohur italian Andrea Bocelli në Forte dei Marmi, në zonën e Lucca-s, Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, mes të premtes 26 dhe të shtunës 27 qershor, ndërsa vila aktualisht ishte dhënë me qira për një familje amerikane që po kalonte pushimet në Versilia.

Sipas hetimeve të para, hajdutët kanë vepruar mes orës 21:00 dhe mesnatës, në momentin kur familja që qëndronte në vilë kishte dalë për darkë. Pasi kanë hyrë brenda banesës, autorët kanë kontrolluar dhomat dhe kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, përfshirë bizhuteri, orë luksoze, para cash dhe çanta të markave të shtrenjta.

Vlera e saktë e dëmit ende nuk është përcaktuar, por vlerësimet e para flasin për një shumë që mund të arrijë deri në 500 mijë euro.


Po vijon puna për gjetjen e autorëve të grabitjes.

Nga kontrollet në banesë ka rezultuar se dera e vilës nuk ishte mbyllur siç duhet dhe sistemi i alarmit nuk ishte aktivizuar, çka mund t’ua ketë lehtësuar punën grabitësve.

Familja Bocelli zotëron disa prona në zonën e Versilias, disa prej të cilave jepen me qira gjatë sezonit veror për turistë të nivelit të lartë.

Autoritetet po analizojnë pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë në zonë dhe çdo provë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Kryebashkiaku i Forte dei Marmi-t, Bruno Murzi, ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe ka thënë se bashkia po bën maksimumin për sigurinë, duke përmendur shtimin e patrullimeve, kamerat e shumta të monitorimit dhe kërkesat për më shumë forca policore gjatë sezonit turistik. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pronarëve të banesave që të përdorin sistemet e sigurisë dhe alarmet kundër vjedhjeve./Periskopi/

Të ngjashme
‘E takoi kur ishim bashkë’, ishi i Callum flet për të dhe Duan?

‘E takoi kur ishim bashkë’, ishi i Callum flet për të dhe Duan?

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Arsyeja tronditëse që dyshohet se ia mori jetën aktores turke

Arsyeja tronditëse që dyshohet se ia mori jetën aktores turke

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori Sotir Stefa

Operacioni përfundoi me sukses, aktorja turke jep mesazhi e ndjerë nga spitali

Operacioni përfundoi me sukses, aktorja turke jep mesazhi e ndjerë nga spitali

Luizi takohet me “Mehmet Kosovën”, paralajmëron projekt të ri?

Luizi takohet me “Mehmet Kosovën”, paralajmëron projekt të ri?

Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Sicili

Dua Lipa dhe Callum Turner më të dashuruar se kurrë gjatë muajit të mjaltit në Sicili

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Selvija mban premtimin, lansohet kënga që Shpati s’arriti ta publikonte

Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

Ronaldos nuk po ia do, por Georgina Rodriguez nuk po i ndalen sukeset: Për mua...

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj