Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Një operacion i gjerë i Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, ku është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, raporton Sinjali përmes burimeve.


Sipas burimeve të Sinjalit, me urdhër të gjykatës janë bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, në kërkim të provave që lidhen me një hetim ndërkombëtar për vepra penale të natyrës kibernetike.

Gjatë aksionit janë sekuestruar, ose është synuar të sekuestrohen, pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë, telefona të mençur, media digjitale dhe prova të tjera që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore.

Burimet bëjnë të ditur se Hektor Avdyli dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale që kanë prekur shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë dyshime për qasje të paautorizuar në sisteme kompjuterike dhe të dhëna bankare.


Sinjali mëson se i dyshuari pritet të intervistohet në interes të autoriteteve ligjzbatuese amerikane. Sipas të njëjtave burime, ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest nga autoritetet kompetente të SHBA-së, ndonëse ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.

Po sipas burimeve, nëse procedurat ndërkombëtare vazhdojnë, nuk përjashtohet mundësia që autoritetet amerikane të kërkojnë ekstradimin e tij për t’u përballur me drejtësinë në SHBA.

Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës dhe Prokuroria nuk kanë publikuar ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me këtë operacion.

Të ngjashme
Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të kësaj rruge

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të kësaj rruge

Gjashtë ushtarë gjermanë plagosën nga goditja e rrufesë në mal

Gjashtë ushtarë gjermanë plagosën nga goditja e rrufesë në mal

Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut, Gashi: Duhet reflektim – nuk është betejë kundër një individi

Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut, Gashi: Duhet reflektim – nuk është betejë kundër një individi

Rasti në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

Rasti në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

Haxhiu s’do ta thërrasë së shpejti seancën konstituive: Partive duhet t’i lihet kohë për Presidentin

Haxhiu s’do ta thërrasë së shpejti seancën konstituive: Partive duhet t’i lihet kohë për Presidentin

ShBA kthen mbrapsht dy anije tregtare pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit

ShBA kthen mbrapsht dy anije tregtare pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

Maji ‘lulëzon’ nga lindjet në Kosovë, numri rritet për 3% krahasuar me prillin

Maji ‘lulëzon’ nga lindjet në Kosovë, numri rritet për 3% krahasuar me prillin

0:000:00