Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

Alarmi i helmimit në ‘Sach’ dhe në Han të Elezit, këto janë produktet e dyshuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përgjigje të rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit, ka ndërmarrë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas njoftimit, në të dy lokacionet, inspektorët veterinarë të AUV-së kanë zhvilluar inspektime të jashtëzakonshme, gjatë të cilave janë kontrolluar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacioni përkatës, gjurmueshmëria e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe janë marrë mostra zyrtare për analiza laboratorike mikrobiologjike, transmeton Periskopi.

“Në rastin e Prishtinës janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga objekti i shërbimit. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa mostra e vezëve është dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas procedurave të përcaktuara”, thuhet në njoftim.

Sipas AUV-it, analizat laboratorike janë në proces. Pas përfundimit të tyre dhe vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë kontrollit zyrtar, AUV thotë se do të përpilojë raportin përfundimtar dhe do të njoftojë publikun për rezultatet.

“Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi ose rrezik për shëndetin publik, do të ndërmerren pa vonesë masat administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës”.

AUV rikujton se siguria ushqimore është përgjegjësi e parë e operatorëve të biznesit ushqimor.

“Çdo operator ka detyrimin ligjor të respektojë kushtet e regjistrimit dhe autorizimit të veprimtarisë së tij, të prodhojë dhe të vendosë në treg vetëm ushqime të sigurta për konsum, të zbatojë sistemet e vetëkontrollit, të garantojë gjurmueshmërinë e produkteve dhe të sigurojë etiketim të saktë, të plotë dhe në përputhje me legjislacionin”, thuhet në njoftim.

AUV u bën thirrje edhe qytetarëve që gjatë blerjes të kontrollojnë etiketimin, afatin e përdorimit dhe kushtet e ruajtjes së produkteve, ndërsa pas blerjes të sigurojnë transportin dhe ruajtjen e tyre sipas udhëzimeve të prodhuesit.

“Po ashtu, operatorët duhet të respektojnë me rigorozitet kushtet e ruajtjes, temperaturat e përcaktuara për secilin produkt dhe funksionimin e pandërprerë të zinxhirit të ftohjes, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun e prishjes së ushqimit”.


Të ngjashme
Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të parë një raund në garat evropiane

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut, Gashi: Duhet reflektim – nuk është betejë kundër një individi

Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut, Gashi: Duhet reflektim – nuk është betejë kundër një individi

Rasti në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

Rasti në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

Haxhiu s’do ta thërrasë së shpejti seancën konstituive: Partive duhet t’i lihet kohë për Presidentin

Haxhiu s’do ta thërrasë së shpejti seancën konstituive: Partive duhet t’i lihet kohë për Presidentin

ShBA kthen mbrapsht dy anije tregtare pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit

ShBA kthen mbrapsht dy anije tregtare pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

Scaloni trondit para Anglisë: Ndryshon skemën dhe rikthen “ogurin” e fanellës blu për gjysmëfinalen

Maji ‘lulëzon’ nga lindjet në Kosovë, numri rritet për 3% krahasuar me prillin

Maji ‘lulëzon’ nga lindjet në Kosovë, numri rritet për 3% krahasuar me prillin

Rritet fluksi në kufi, pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare

Rritet fluksi në kufi, pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare

REL: Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes, edhe pse afati skadon në mesnatë

REL: Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes, edhe pse afati skadon në mesnatë

"Messi mbetet lojtari që Anglia do ta ketë më shumë frikë"

"Messi mbetet lojtari që Anglia do ta ketë më shumë frikë"

0:000:00