Nënshkrimet për shkarkimin e Abdixhikut, Gashi: Duhet reflektim – nuk është betejë kundër një individi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ngritja e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme të LDK’së, dhe i përgjegjësisë politike.
Gashi, ka thënë se mesazhi i elektoratit të kësaj partie është i qartë, se ‘’ LDK ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë’’.
‘’ Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë. Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion’’, ka thënë Gashi mes tjerash.
Postimi:











