Qumështorja Vita i drejtohet ministrit: “Qiti rezultatet, kanë kaluar mbi dy javë!”

Qumështorja Vita ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj Ministrisë dhe AUV-së, duke kërkuar publikimin e rezultateve të analizave të mostrave të marra më 2 korrik.
Vita thotë se, pavarësisht premtimeve dhe kërkesave zyrtare, rezultatet ende nuk janë bërë publike, ndërsa kërkon transparencë të plotë dhe i drejtohet ministrit me mesazhin: “Qiti rezultatet!”











