Ministria i përgjigjet “Vita”-s: AUV është zotuar se raporti do të dorëzohet jo më vonë se më 27 korrik

Ministria i përgjigjet “Vita”-s: AUV është zotuar se raporti do të dorëzohet jo më vonë se më 27 korrik

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i është përgjigjur qumështores Vita, e cila sot ka kërkuar nga ministri i këtij dikasteri, Armend Muja, që t’i publikojë rezultatet e analizave të mostrave të datës 02.07.2026.


Në reagimin e saj, ministria ka bërë me se kanë kërkuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që procedura të përfundojë sa më shpejt.

Sipas ministrisë, kryeshefi ekzekutiv i kësaj agjencie ka konfirmuar se raporti përfundimtar do të dorëzohet jo më vonë se data 27 korrik.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në interes të informimit të drejtë të qytetarëve dhe fermerëve, sqaron opinionin publik lidhur me deklaratën e publikuar nga operatori ekonomik VITA. Së pari, Ministria nuk ka bërë asnjë zotim publik apo zyrtar se rezultatet e analizave do të publikoheshin më 13 korrik 2026. Për këtë arsye, pretendimi se është shkelur një afat i premtuar nuk qëndron. Kontrollet zyrtare të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillohen në përputhje me Ligjin për Ushqimin dhe legjislacionin në fuqi. Marrja e rezultateve laboratorike përbën vetëm një pjesë të procedurës së kontrollit zyrtar. Përpara nxjerrjes së përfundimeve duhet të përfundojnë edhe verifikimet administrative, teknike dhe ligjore, në mënyrë që raporti përfundimtar të jetë i plotë, i saktë dhe i mbështetur në prova”, është thënë në njoftimin e ministrisë, duke dhënë detaje tjera.

“Publikimi i rezultateve të pjesshme ose i analizave të veçuara para përfundimit të procedurës zyrtare do të ishte në kundërshtim me parimet e kontrollit zyrtar dhe do të mund të çonte në keqinterpretim të gjetjeve. Ministria ka kërkuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që procedura të përfundojë sa më shpejt, duke respektuar plotësisht kërkesat ligjore dhe standardet profesionale. Kryeshefi Ekzekutiv ka konfirmuar se raporti përfundimtar do të dorëzohet jo më vonë se data 27 korrik 2026 dhe, nëse të gjitha analizat dhe verifikimet përfundojnë më herët, raporti do të dorëzohet dhe publikohet edhe para këtij afati”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Të ngjashme
Supremja sqaron arsyet e uljes së dënimit ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

Supremja sqaron arsyet e uljes së dënimit ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Qumështorja Vita i drejtohet ministrit: “Qiti rezultatet, kanë kaluar mbi dy javë!”

Qumështorja Vita i drejtohet ministrit: “Qiti rezultatet, kanë kaluar mbi dy javë!”

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Supremja ia zbut dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për vrasjen e bashkëshortes

Ramadani për Qeverinë Kurti: Nuk kompenson qytetarët për vërshimet, por ndau 200 mijë euro për Bosnjën

Ramadani për Qeverinë Kurti: Nuk kompenson qytetarët për vërshimet, por ndau 200 mijë euro për Bosnjën

Pak anije po rrezikojnë kalimin nëpër Hormuz mes rifillimit të sulmeve SHBA-Iran

Pak anije po rrezikojnë kalimin nëpër Hormuz mes rifillimit të sulmeve SHBA-Iran

S'ka Kuvend të LDK'së këtë javë, Manaj: Deklarohen nga anëtarësia

S'ka Kuvend të LDK'së këtë javë, Manaj: Deklarohen nga anëtarësia

"Ministër, qiti rezultatet" - Qumështorja “VITA” thirrje Armend Mujës

"Ministër, qiti rezultatet" - Qumështorja “VITA” thirrje Armend Mujës

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Ibrahimovic mbështet Zidane: Franca ka nevojë për një menaxher, jo për trajner

Ibrahimovic mbështet Zidane: Franca ka nevojë për një menaxher, jo për trajner

Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

0:000:00