Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

Policia e Kosovës, ka njoftuar se së bashku me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar kontrolle në rajonin e Prizrenit, në një rast, që është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në komunikatë bëhet e ditur se, i dyshuari, për përfitime pasurore për vete, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online.

‘’ I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 16 Korrik 2026

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast është zhvilluar kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit. Ky rast është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së.

Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

Të ngjashme
22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Këshilltari joformal i Trumpit, pastori Burns: Në Kosovë s’isha si zyrtar i SHBA-së, por do t’ia përcjell vërejtjet e mia administratës

Këshilltari joformal i Trumpit, pastori Burns: Në Kosovë s’isha si zyrtar i SHBA-së, por do t’ia përcjell vërejtjet e mia administratës

Supremja sqaron arsyet e uljes së dënimit ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

Supremja sqaron arsyet e uljes së dënimit ndaj Edmond Lajçit për vrasjen e bashkëshortes

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Ministria i përgjigjet “Vita”-s: AUV është zotuar se raporti do të dorëzohet jo më vonë se më 27 korrik

Ministria i përgjigjet “Vita”-s: AUV është zotuar se raporti do të dorëzohet jo më vonë se më 27 korrik

Qumështorja Vita i drejtohet ministrit: “Qiti rezultatet, kanë kaluar mbi dy javë!”

Qumështorja Vita i drejtohet ministrit: “Qiti rezultatet, kanë kaluar mbi dy javë!”

0:000:00