Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Policia e Shtetit ka bërë apel për rritje të masave të sigurisë për shkak të përkeqësimit të parashikuar të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike gjatë datave 24–25 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga mesdita e datës 24 korrik deri në paraditen e 25 korrikut, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që planifikojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, këshillohen të shmangin daljet në det për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, shkruan rtsh.al, transmeton Periskopi.

Drejtuesve të mjeteve lundruese u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar, të vlerësojnë situatën meteorologjike dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të personave në bord.

Policia e Shtetit ka apeluar gjithashtu për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve e motomjeteve gjatë ditës së nesërme, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Drejtuesit e mjeteve rrugore këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, veçanërisht në kushtet e reshjeve ose lagështirës në rrugë.

Edhe këmbësorëve u bëhet thirrje të tregojnë vëmendje të shtuar gjatë lëvizjes, me qëllim shmangien e incidenteve.

Policia e Shtetit u kërkon të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe rrugore të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, për rritjen e sigurisë së jetës./Periskopi/

Të ngjashme
Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Vdes një person në Gjilan, policia jep detaje

Vdes një person në Gjilan, policia jep detaje

Edhe Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës dhe Hysen Muzliukajt të VV’së

Edhe Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës dhe Hysen Muzliukajt të VV’së

Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për herë të parë që nga muaji maj

Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për herë të parë që nga muaji maj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit serb i dyshuar për veprën penale ‘’Importi, eksporti dhe shitja e paautorizuar e armëve’’

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit serb i dyshuar për veprën penale ‘’Importi, eksporti dhe shitja e paautorizuar e armëve’’

Seanca e radhës për vrasjen e policit Lika mbahet në shtator

Seanca e radhës për vrasjen e policit Lika mbahet në shtator

Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

0:000:00