Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u përfshinë në një konflikt fizik me sende të forta, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se përdori edhe thikë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi në hyrjen e një parkimi të një ndërtese, ku pas marrjes së informacionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë tre persona, L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç. Ata dyshohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë, një tjetër person, A. I., 33 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim edhe E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Uniformat blu bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ Periskopi/

Të ngjashme
Hamza pret eurodeputetin Terras: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën

Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

Haradinaj përkujton dëshmorët e Betejës së Morinës: “Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë”

Pamje të rënda: Toka e mbuluar me gjak pas therjes me thikë të dy të rinjve në Komoran

CNN: Trump mendonte tërheqjen e 1/3 të trupave në Europë për t’i çuar mesazh NATO-s, por plani ndryshoi

“Dhashë gjithçka” – Ronaldo largohet nga Botërori mes lotësh

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

0:000:00