Hamza pret eurodeputetin Terras: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën

Hamza pret eurodeputetin Terras: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetin Riho Terras.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe domosdoshmërinë e tejkalimit të ngërçit institucional.

Hamza e falënderoi raportuesin Riho Terras për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke vlerësuar konfirmimin se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Kryetari Hamza dhe eurodeputeti Terras vlerësuan se raporti i Parlamentit Evropian është një mesazh i rëndësishëm mbështetjeje për Kosovën, por njëkohësisht edhe një thirrje që vendi të mos humbasë më kohë për shkak të krizave të brendshme politike dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve.


Kryetari Hamza theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ndan shqetësimin e shprehur në raport lidhur me pamundësinë e krijimit të institucioneve plotësisht funksionale për një periudhë të gjatë.

Ai theksoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale që marrin vendime, zbatojnë reforma dhe rindërtojnë besimin me partnerët ndërkombëtarë.

“Stabiliteti nuk duhet të nënkuptojë vetëm formimin e institucioneve, por edhe qeverisjen demokratike, dialogun politik dhe respektimin e Kushtetutës”, tha Hamza.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, shprehu mirënjohjen për rolin e eurodeputetit Riho Terras dhe të Parlamentit Evropian si mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe të aspiratave tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian./ Periskopi/

Të ngjashme
Trump mbërrin në Turqi për samitin e NATO-s

Trump mbërrin në Turqi për samitin e NATO-s

Lirimi i hapësirave publike në Prishtinë, Rama publikon pamjet

Lirimi i hapësirave publike në Prishtinë, Rama publikon pamjet

Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, derisa po mbahet samiti i NATO-s

Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, derisa po mbahet samiti i NATO-s

Incizim zëri dhe njohje fytyrash: Çfarë kamerash blejnë institucionet publike?

Incizim zëri dhe njohje fytyrash: Çfarë kamerash blejnë institucionet publike?

Zelensky shkon në samitin e NATO-s me një kërkesë urgjente për Ukrainën: Më shumë mbrojtje ajrore

Zelensky shkon në samitin e NATO-s me një kërkesë urgjente për Ukrainën: Më shumë mbrojtje ajrore

FIFA dhe Collina i përgjigjen Trumpit pas akuzave për gjyqtarin e Botërorit

FIFA dhe Collina i përgjigjen Trumpit pas akuzave për gjyqtarin e Botërorit

Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

Haradinaj përkujton dëshmorët e Betejës së Morinës: “Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë”

Haradinaj përkujton dëshmorët e Betejës së Morinës: “Nderim i përjetshëm për luftëtarët e lirisë”

Pamje të rënda: Toka e mbuluar me gjak pas therjes me thikë të dy të rinjve në Komoran

Pamje të rënda: Toka e mbuluar me gjak pas therjes me thikë të dy të rinjve në Komoran

CNN: Trump mendonte tërheqjen e 1/3 të trupave në Europë për t’i çuar mesazh NATO-s, por plani ndryshoi

CNN: Trump mendonte tërheqjen e 1/3 të trupave në Europë për t’i çuar mesazh NATO-s, por plani ndryshoi

“Dhashë gjithçka” – Ronaldo largohet nga Botërori mes lotësh

“Dhashë gjithçka” – Ronaldo largohet nga Botërori mes lotësh

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

0:000:00