Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe para të padeklaruara në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.

Në njoftim shtohet se, në një automjet është gjetur mall i cili nuk ishte deklaruar, dhe po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar.

”Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:


𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥 𝐤𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐭ë 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭

Hani i Elezit, 06 korrik 2026 – Gjatë kontrolleve rutinore në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë zbuluar mall komercial dhe mjete monetare të padeklaruara.

Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur për kontroll nga zyrtarët doganorë, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde të kontrollit. Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte asnjë mall apo mjet monetar për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit është konstatuar një sasi malli me natyrë komerciale, e cila nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore. Po ashtu, gjatë kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit janë gjetur 29,900 euro në para të gatshme, të cilat gjithashtu nuk ishin deklaruar.

Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave i Republikës së Kosovës, çdo person ka detyrim ligjor të deklarojë mallrat që i nënshtrohen procedurave doganore, ndërsa mosdeklarimi përbën kundërvajtje doganore dhe i nënshtrohet masave administrative dhe ndëshkuese të parapara me ligj.

Gjithashtu, bazuar në legjislacionin në fuqi për kontrollin e transportit ndërkufitar të parave të gatshme, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës me 10,000 euro ose më shumë, ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore. Mosdeklarimi i mjeteve monetare përbën shkelje ligjore dhe sjell masa administrative, përfshirë konfiskimin e përkohshëm të mjeteve monetare dhe zhvillimin e procedurave përkatëse.

Në këtë rast, malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti janë sekuestruar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore. Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ndaj palës do të ndërmerren masat e parapara, përfshirë konfiskimin e përqindjes së mjeteve monetare sipas vendimit të autoritetit kompetent dhe procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e kufijve doganorë të Republikës së Kosovës, luftimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe parandalimin e pastrimit të parave, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.



Të ngjashme
Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

0:000:00