Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Disa shpërthime kanë tronditur Damaskun të martën, më 7 korrik, derisa presidenti i Francës u takua me homologun e tij sirian në një vizitë që po cilësohet si historike.
Emmanuel Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për t’u takuar me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa kur ndodhën shpërthimet pranë hotelit Four Seasons, ku thuhet se po qëndron Macron. Zyra e presidentit francez tha në një deklaratë se presidenti ishte i sigurt dhe se udhëtimi i tij po vazhdon, shkruan Le Monde.
Autoritetet siriane nuk komentuan menjëherë për incidentin.
Siç raporton mediumi france “Le Monde”, dy shpërthime u dëgjuan në zemër të kryeqytetit, raportuan gazeta siriane Al-Watan dhe rrjeti televiziv Syria.
Një burim sigurie sirian i tha Agence France-Presse se njëra nga bombat ishte vendosur në një kontejner mbeturinash dhe tjetra në një automjet pranë hotelit Four Seasons.












