Përparim Rama del me sqarim për shtëpinë në Rrugën A: Është pa leje dhe në pronë të Komunës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë disa sqarime për shtëpinë në Rrugën A e cila është në rrezik për t’u shembur.

Rama ka thënë se prona në fjalë është e komunës dhe ka kërkuar nga personi i cili të martën s’ka lejuar shembjen e shtëpisë që të mos rrezikojë jetën duke hyrë në atë zonë.

Ai ka treguar gjithashtu se nga ajo zonë janë evakuuar disa familje para dy vitesh, të cilave po vazhdohet t’iu paguhet qiraja.

Reagimi i plotë i Ramës:

Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe ❌ rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve ❌ dhe është pronë komunale.

Gjithashtu, pajtohem me personat publik që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se “Prona është e shenjtë”. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të Komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit!

Të ngjashme
Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në dy qytete

Endrit Thaçi kujton momentin kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

Rrënimi i shtëpive te Ujmani, reagon ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

Facebook dhe Instagram bien për herë të dytë brenda 72 orëve

Mbi 10 mijë euro të padeklaruara zbulohen në Vërmicë, konfiskohet një pjesë e shumës

Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Kush ishte rekrutuesi i modeleve për Jeffrey Epstein, Daniel Siad, që u gjet i vdekur

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut

FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

0:000:00