FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar njësitë e saj për ndërhyrje në fshatin Sferkë të Komunës së Pejës, pas shpërthimit dhe përhapjes së një zjarri me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave të kësaj zone.

Sipas njoftimit të FSK-së, pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Qendra Operative e FSK-së ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve për reagim.

"Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë", thuhet në njoftimin e FSK-së.

Operacioni, sipas FSK-së, ka nisur menjëherë me qëllim të izolimit të vatrës së zjarrit, parandalimit të ndotjes toksike të mjedisit dhe shmangies së pasojave për shëndetin publik.

"Njësitë tona po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet qendrore, lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për të kthyer situatën në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme", ka bërë të ditur FSK-ja.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se mbetet e angazhuar për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës, në përputhje me detyrat dhe misionin e saj.

Të ngjashme
Rrënimi i shtëpive te Ujmani, reagon ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

Facebook dhe Instagram bien për herë të dytë brenda 72 orëve

Mbi 10 mijë euro të padeklaruara zbulohen në Vërmicë, konfiskohet një pjesë e shumës

Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Kush ishte rekrutuesi i modeleve për Jeffrey Epstein, Daniel Siad, që u gjet i vdekur

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

0:000:00