Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Edhe Ambasada Italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Ambasada e Italisë në Prishtinë iu bashkua shqetësimit të ngritur nga Bashkimi Europian për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit. Ambasada shpërndau reagimin e BE’së në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Më 24 korrik nisi rrënimi i 11 shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut nën arsyetimin se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Për këtë aksion, BE-ja tha se është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti.

BE bëri thirrje” për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshme derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur”.


“Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme”.

Gjithashtu, BE tha se roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të “mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur”.

Rrënimet u kryen nën asistimin e Policisë së Kosovës.

“Masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrisin shqetësime serioze për sundimin e ligjit. Në përputhje me rrugën evropiane të Kosovës, BE-ja pret që autoritetet t’i adresojnë këto shqetësime me urgjencë dhe transparencë dhe të sigurojnë që veprime të ngjashme të mos përsëriten”.

Të ngjashme
Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535 ngasësve

Kush ishte rekrutuesi i modeleve për Jeffrey Epstein, Daniel Siad, që u gjet i vdekur

Kush ishte rekrutuesi i modeleve për Jeffrey Epstein, Daniel Siad, që u gjet i vdekur

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Ndodh edhe kjo, shkatërrohet murali i Ferran Torresit vetëm pak orë pas realizimit në Barcelonë

Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut

Stabilizohet moti përkohësisht, ja kur rikthehen erërat e forta dhe rrebeshet e shiut

FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

FSK angazhohet për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Pejës

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Cisternat me naftë kthehen prapa në Detin e Kuq ndërsa Huthitë kërcënojnë anijet tregtare

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Gjendet i vdekur në Francë rekrutuesi i modeleve që i dërgonte te Epstein

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Thaçi kërkoi lirim nga burgu e ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS-ja e do në Hagë: Procedurat po ecin shpejt

Misteri 74-vjeçar merr fund: Gjenden mbetjet e avionit të Pan Am në fund të oqeanit, kishin vdekur 52 persona

Misteri 74-vjeçar merr fund: Gjenden mbetjet e avionit të Pan Am në fund të oqeanit, kishin vdekur 52 persona

Facebook nuk po funksionon: Mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook nuk po funksionon: Mijëra përdorues raportojnë probleme

BE i reagon ashpër Qeverisë, kërkon të ndalen menjëherë rrënimet tek Liqeni i Ujmanit

BE i reagon ashpër Qeverisë, kërkon të ndalen menjëherë rrënimet tek Liqeni i Ujmanit

0:000:00