BE: Kosovës i duhen institucione plotësisht funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën drejt integrimit evropian

BE: Kosovës i duhen institucione plotësisht funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën drejt integrimit evropian

Jeton Zulfaj, Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DP ENEST), hapën dje në Prishtinë takimin e 7-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, u njoftua në një komunikatë të përbashkët të Zyrës së Kryeministrit dhe Drejtorisë për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Europian.

Komiteti, i bashkëkryesuar nga Arben Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, dhe Jiri Plecity, Shef i Njësisë së DP ENEST përgjegjëse për Kosovën, shqyrtoi zhvillimet kryesore politike gjatë periudhës së fundit dhe bëri një vlerësim të gjendjes së zbatimit të kritereve politike dhe ekonomike, përafrimit me legjislacionin dhe standardet e BE-së, si dhe të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).

“Diskutimet u përqendruan në prioritetet e reformave në një gamë të gjerë fushash, duke u mbështetur dhe duke miratuar rezultatet e mbledhjeve të nënkomiteteve sektoriale dhe grupeve të veçanta të mbajtura në kuadër të ciklit të shtatë të Dialogut për Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftim.



Duke njohur “përparimet e arritura në disa fusha”, BE-ja nënvizoi rëndësinë e institucioneve plotësisht funksionale për përshpejtimin e nevojshëm të procesit të reformave.

“BE-ja theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë, e mbështetur nga një konsensus i gjerë dhe i qëndrueshëm publik. Në këtë kontekst, bashkëpunimi i shtuar ndërmjet partive politike, konsultimi kuptimplotë me shoqërinë civile dhe angazhimi me pushtetin lokal mbeten faktorë të rëndësishëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës”.

Sipas komunikatës, BE-ja mirëpriti përparimin në fushat që lidhen me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, veçanërisht në politikat sociale dhe punësim, transformimin digjital, tatimet, politikat ekonomike dhe monetare, arsimin dhe kulturën, dhe doganat.

“Duke njohur përparimet e arritura së fundmi në demokraci dhe sundimin e ligjit, BE-ja theksoi nevojën për të përshpejtuar dhe prioritizuar reformat që janë në pritje, veçanërisht në administratën publike, lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve joshumicë”.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës vuri në pah “përparimet e arritura dhe rikonfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e agjendës së reformave, zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik dhe përparimin në rrugën evropiane”.

Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë angazhimin e tyre në dobi të procesit të reformave të Kosovës dhe aspiratave të saj evropiane.

Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, që ka investuar më tepër se 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja tha se konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Të ngjashme
Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar - sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar - sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Yakin: Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm te Zvicra

Yakin: Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm te Zvicra

Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

U cilësua si sensacion i Kupës së Botës, trajneri jep dorëheqje

U cilësua si sensacion i Kupës së Botës, trajneri jep dorëheqje

Lulzim Aliu: Strategjia e Energjisë parashikon largimin e thëngjillit deri në vitin 2050

Lulzim Aliu: Strategjia e Energjisë parashikon largimin e thëngjillit deri në vitin 2050

Sulmohet brutalisht në Tiranë, analisti Ilir Demaliaj (FOTO)

Sulmohet brutalisht në Tiranë, analisti Ilir Demaliaj (FOTO)

Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë: Synohet rritja e sigurisë dhe shërbimet efikase

Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë: Synohet rritja e sigurisë dhe shërbimet efikase

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e pajetë të 25-vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

FSK gjen trupin e pajetë të 25-vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

0:000:00