Sulmohet brutalisht në Tiranë, analisti Ilir Demaliaj (FOTO)

Analisti Ilir Demaliaj është sulmuar brutalisht ditën e sotme në Tiranë.

Pas këtij rasti të rëndë, analisti është lajmëruar vetë nga spitali duke thënë për Top Channel, se sapo kishte dalë nga shtëpia, dy persona e kanë goditur me grushte.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë”, tha ai.

Demaliaj shtoi se kërcënime të vazhdueshme ka pasur, por jo armiqësi e as nuk i ka borxh njeriu, transmeton Periskopi.

“Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten”.

Ndër të tjera, analisti shqiptar u shpreh se nuk beson se e goditën për qëndrimet e tij politike.

“Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj./Periskopi/

Të ngjashme
Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar - sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Yakin: Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm te Zvicra

Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

U cilësua si sensacion i Kupës së Botës, trajneri jep dorëheqje

Lulzim Aliu: Strategjia e Energjisë parashikon largimin e thëngjillit deri në vitin 2050

Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë: Synohet rritja e sigurisë dhe shërbimet efikase

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

BE: Kosovës i duhen institucione plotësisht funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën drejt integrimit evropian

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës

FSK gjen trupin e pajetë të 25-vjeçarit në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Rama pas ngritjes së çmimit të biletave: Nëse paguhen në mënyrë digjitale është pothuajse i njëjtë

Microsoft do të shkurtojë mijëra vende pune në raundin e ardhshëm të shkurtimeve të vendeve të punës

0:000:00