Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se gjatë ditës së nesërme pritet të deponohen zyrtarisht nënshkrimet e delegatëve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të kërkohet më pas shkarkimi i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Enis Rrustemi, Periskopi
Tash e një kohë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pasur përpjekje dhe mbledhje nënshkrimesh nga një pjesë e delegatëve për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm që do të votonte për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
E gjitha kjo vjen pas rezultateve të dobëta të kryetarit aktual në zgjedhjet e fundit, ku LDK po ka ngecje në rritje të numrit të votave.
Madje, në bazë të statistikave ku Periskopi ka publikuar ditë më parë një artikull, del se Abdixhiku është kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK'së.
I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së
Edhe pas gjithë kësaj paknaqësie brenda partisë, më 9 korrik 2026, Lumir Abdixhiku konfirmoi se nuk e ka në plan dorëheqjen.
Përplasjet përfshijnë figura të larta të partisë, ku edhe kanë shprehur qëndrime publike rreth kësaj.
Kjo nuk është hera e parë që Abdixhiku përballet me situatën e njëjtë. Në fillim të vitit 2026, ai kishte mbijetuar një procesi votëbesimi dhe ishte konfirmuar në krye të partisë. Megjithatë, këtë herë, situata është dukshëm më ndryshe, për shkak të rritjes së paknaqësisë ndaj tij. /Periskopi/











