Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Aleancës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale”, ka shkruar Gjini transmeton Klankosova.tv

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Izraelin kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të këtij partneriteti

“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, ka deklaruar kryetari i AAK-së.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2021, ndërsa që atëherë të dyja vendet kanë shprehur interes për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, sigurinë, teknologjinë dhe arsimin.

Të ngjashme
Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

OJQ-të vlerësojnë se ushtruesja e detyrës së presidentes s’ka pengesa për ta dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit

Emra të mëdhenj të skenës elektronike zbarkojnë në Prishtinë për Sunny Hill 2026

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Policia e gjobit me 300 euro dhe ia ndalon vozitjen për 3 muaj shoferes që voziti 197 km/h dhe e publikoi videon në rrjetet sociale

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

Zjarri përfshin pyllin në jug të Parisit, ndërsa vala vdekjeprurëse e të nxehtit përhapet në gjithë Europën

0:000:00