Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave: S.K., A.K., F.F., L.A., A.F., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së, ndërsa ndaj A.K., edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 sipas KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.K., më 29 janar 2026, në Suharekë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 30 qese me marihuanë dhe mbetje të kësaj substance, të cilat sipas ekspertizës forenzike rezultuan të përmbajnë kanabis (THC), me peshë neto të përgjithshme prej rreth 26.60 gram. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

I pandehuri A.K., nga shtatori 2025 deri më 29 janar 2026, në Suharekë, pa autorizim ka shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 465 gramë marihuanë dhe rreth 3.3 gramë kokainë, si dhe një substancë e lëngët e dyshuar narkotike, peshore digjitale, grinder dhe para në shumë prej 2,200 euro. Sipas ekspertizës së Agjencisë Kosovare për Forenzikë, mostrat e sekuestruara rezultuan të përmbajnë kanabis dhe kokainë. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

Po ashtu, i njëjti në lokalin e tij në Suharekë, ka mbajtur pa autorizim një pistoletë të tipit M57, një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, në kundërshtim me Ligjin për Armët. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” KPRK-së.


I pandehuri F.F., nga shtatori 2025 deri më 29 janar 2026, në Suharekë, pa autorizim ka shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar një peshore digjitale dhe dy automjete, të cilat sipas aktakuzës janë përdorur për kryerjen e veprës penale. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit L.A., A.F., dhe D.G., duke vepruar në bashkëkryerje, në vazhdimësi, nga shtatori deri në nëntor 2025, kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substancë narkotike të llojit kokainë në lokacione të ndryshme në Suharekë dhe më gjerë. Sipas aktakuzës, gjatë një rasti është siguruar një sasi prej mbi 300 gr. kokainë, e cila më pas është hedhur gjatë largimit me automjet nga vendi i ngjarjes dhe është sekuestruar. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të KPRK-së.

Lidhur me rastin, prokurori i çështjes ka propozuar konfiskimin e rreth 740 gram të substancave narkotike, përfshirë mbi 400 gram marihuanë dhe mbi 330 gram kokainë, të sekuestruara nga të pandehurit. Gjithashtu është kërkuar konfiskimi i një pistolete M57, një karikatori dhe katër fishekëve, si dhe tre automjeteve që janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Po ashtu, është propozuar konfiskimi i 2,200 eurove dhe 500 frangave zvicerane, si dobi pasurore e përfituar nga veprat penale.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të ngjashme
Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

OJQ-të vlerësojnë se ushtruesja e detyrës së presidentes s’ka pengesa për ta dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit

OJQ-të vlerësojnë se ushtruesja e detyrës së presidentes s’ka pengesa për ta dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit

Emra të mëdhenj të skenës elektronike zbarkojnë në Prishtinë për Sunny Hill 2026

Emra të mëdhenj të skenës elektronike zbarkojnë në Prishtinë për Sunny Hill 2026

0:000:00