Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

Kryetari Totaj: Qeveria ia mori Prizrenit mbi 40 milionë euro, qytetarët po e paguajnë çmimin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna po përballet me vështirësi të mëdha financiare, duke bërë të ditur se gjatë viteve të fundit nga buxheti komunal janë marrë mbi 40 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se Komuna po pranon çdo ditë kërkesa nga qytetarët për investime në lagje dhe fshatra, duke theksuar se ato trajtohen me seriozitet.


“Po pranojmë çdo ditë kërkesa të shumta e plotësisht të arsyeshme për investime në lagjet dhe fshatrat e Komunës sonë. Dua t'ju siguroj se secila prej tyre dëgjohet dhe trajtohet me seriozitet”, ka shkruar Totaj.

Ai ka fajësuar barrën financiare të Kontratës Kolektive për gjendjen aktuale, duke thënë se, ndonëse kjo kontratë është obligim i Ministrisë së Arsimit dhe një e drejtë e punëtorëve të arsimit, kostoja është bartur te komunat.

“Fatkeqësisht, Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare. Edhe pse Kontrata Kolektive është obligim i Ministrisë së Arsimit dhe një e drejtë e merituar e punëtorëve të arsimit, barra financiare është bartur te komunat. Gjatë këtyre viteve, Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë euro. Këto janë mjete që do të ishin investuar në rrugë, shkolla, shëndetësi, infrastrukturë dhe projekte të tjera në shërbim të qytetarëve”, është shprehur ai.

Totaj u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për vonesat në realizimin e disa projekteve, duke theksuar se ato nuk lidhen me mungesën e vullnetit të komunës.

“Ju e dini se gjatë mandatit tonë kemi investuar në çdo pjesë të komunës dhe ky mbetet angazhimi ynë. Prandaj, ju kërkoj mirëkuptim për vonesat në realizimin e disa projekteve, të cilat nuk janë pasojë e mungesës së vullnetit, por e rrethanave financiare me të cilat po përballemi”, ka deklaruar Totaj.


Në fund, kryetari i Prizrenit tha se do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje me institucionet qendrore për tejkalimin e kësaj situate.

“Si Kryetar i Komunës, do të vazhdoj të kërkoj, së bashku me nivelin qendror dhe institucionet përkatëse, një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje, në mënyrë që komunat të kenë mundësi t'i vazhdojnë investimet dhe t'u ofrojnë qytetarëve projektet dhe shërbimet që i meritojnë”, ka përfunduar Totaj.

Të ngjashme
Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Shpend Ahmeti përfundimisht pritet të gjykohet: Nuk i kishte deklaruar 172 mijë euro

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

Persona të maskuar grabisin rreth 20 mijë euro në një market në Klinë

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

Nesër dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

E tmerrshme: Fillon presioni ndaj nënës e cila publikoi kushtet e mjerueshme në Pediatri

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë – biografia e diplomatit

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Media izraelite tregon çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK në Gaza krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

CNN: Sulmet amerikane po shtohen, SHBA po godet më thellë brenda Iranit

0:000:00