Moti sot, temperaturat deri në 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, në disa zona parashihen edhe riga lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 dhe 30 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar./Periskopi











