Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Kosova e ka dorëzuar në minutat e fundit raportin për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, duke shmangur humbjen e afatit për aplikimin për fondet e radhës nga mekanizmi financiar i BE-së.


Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova e dorëzoi raportin më 15 korrik, ditën e fundit të afatit, duke u bërë partneri i fundit nga Ballkani Perëndimor që përmbushi këtë obligim.

“Mund të konfirmojmë se të gjithë pesë partnerët i kanë dorëzuar me sukses kërkesat e tyre për pagesë, përfshirë Kosovën që raportoi për herë të parë”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, Bosnje e Hercegovina mbetet i vetmi vend i rajonit që nuk ka mundur të dorëzojë raportin. Sipas Komisionit Evropian, kjo ndodh pasi autoritetet në Sarajevë ende nuk e kanë miratuar Agjendën e Reformave dhe, për pasojë, nuk kanë nënshkruar marrëveshjet për financim dhe hua.

Pas pranimit të raporteve, Komisioni Evropian do të nisë vlerësimin e zbatimit të reformave nga secili vend dhe, në bazë të rezultateve të arritura, do të vendosë për disbursimin e fondeve.

“Pas pranimit të raporteve, Komisioni do të vlerësojë zbatimin e hapave përkatës reformues dhe do të marrë vendim për disbursimin e fondeve përkatëse”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Afati për periudhën e katërt të raportimit mbi zbatimin e reformave kishte skaduar më 30 qershor, ndërsa Komisioni Evropian kishte lejuar një periudhë shtesë deri më 15 korrik për dorëzimin e raporteve.

Më 30 qershor përfundoi gjithashtu edhe periudha e ashtuquajtur “grejs”, e cila ishte miratuar për hapat reformues që fillimisht ishte paraparë të përfundonin në mesin e vitit 2025. Ndërkaq, për reformat me afate në fund të viteve 2024 dhe 2025, periudhat përkatëse të tolerancës do të përfundojnë më vonë gjatë këtij viti.

Sa u përket përfitimeve financiare, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë deri më tani tri pagesa të rregullta nga Plani i Rritjes, ndërsa Serbia ka përfituar vetëm një pagesë.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë marrë ende asnjë pagesë të rregullt. Deri më tani, Kosova ka përfituar vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882.6 milionë eurosh të ndara për vendin.

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor ka një buxhet prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027, prej të cilave 2 miliardë euro janë grante, ndërsa 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme.

Fondet janë ndarë sipas numrit të banorëve dhe prodhimit të brendshëm bruto për kokë banori. Në bazë të këtyre kritereve, Serbisë i janë ndarë 1.58 miliard euro, Bosnje e Hercegovinës 976.6 milionë euro, Shqipërisë 922.1 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro dhe Malit të Zi 383.5 milionë euro.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kishte paralajmëruar më herët se vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të humbin rreth 700 milionë euro nëse nuk i zbatojnë reformat brenda afateve të përcaktuara. Sipas rregullave të Planit të Rritjes, fondet që nuk shfrytëzohen për shkak të mosrealizimit të reformave kthehen në buxhetin e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme
Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

0:000:00