22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

22 orë në ajër, testi historik për fluturimin më të gjatë në botë më 24 korrik

Të hipësh në avion, të flesh, të hash mëngjes, të punosh, të flesh sërish dhe ende të mos kesh mbërritur në destinacion. Kjo pritet të bëhet realitet shumë shpejt.

Më 24 korrik, Airbus do të zhvillojë një nga testet më spektakolare të aviacionit, duke dërguar një Airbus A350-1000ULR në një fluturim pa ndalesë nga Toulouse (Francë) drejt Melburnit (Australi).

Fluturimi do të përshkojë afro 17 mijë kilometra dhe pritet të zgjasë rreth 22 orë, duke testuar kufijtë e teknologjisë së re të projektit “Sunrise” të kompanisë australiane, raporton Bild, transmeton Periskopi.

Qëllimi i këtij testi është të vërtetohet nëse një avion pasagjerësh mund të qëndrojë në ajër pothuajse një ditë të tërë pa u ndalur për furnizim me karburant. Nëse testi rezulton i suksesshëm, nga tetori i vitit 2027, kjo kompania planifikon të nisë fluturime direkte nga Sydney drejt Londrës dhe Nju Jorkut, pa asnjë ndalesë.

Modelet e reja Airbus A350-1000ULR (Ultra Long Range) do të pajisen me një rezervuar shtesë prej 20 mijë litrash, sistem të përmirësuar të karburantit dhe ftohje të re për kuzhinën e avionit. Këto ndryshime do t’i mundësojnë të arrijë një distancë maksimale prej rreth 18 mijë kilometrash.

Para se të hyjë në shërbim, varianti i ri duhet të marrë certifikimin nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA).

Për këtë test, avioni është shndërruar në një laborator fluturues. Ai është pajisur me rreth 5 tonë pajisje matëse, mbi 1.000 sensorë dhe kilometra të tërë kabllosh për monitorimin e konsumit të karburantit, temperaturës, presionit, ventilimit dhe ngarkesës së strukturës së avionit gjatë gjithë fluturimit.

Në bord nuk do të ketë pasagjerë, transmeton Klankosova.tv. Në vend të tyre do të përdoren “Heat Dummies”, që prodhojnë të njëjtën sasi nxehtësie si trupi i njeriut, për të testuar nëse sistemi i ajrit të kondicionuar dhe ventilimit funksionon normalisht edhe pas shumë orësh në ajë.

Pas përfundimit të testeve, avioni do t’i dorëzohet kompanisë dhe do të pajiset me 6 suita të klasit First, 52 suita Business, 40 ulëse Premium Economy dhe 140 ulëse Economy.

Për fluturimet ultra të gjata do të krijohet edhe një zonë mirëqenieje (Wellbeing Zone), ku pasagjerët do të mund të ngrihen, të shtrihen dhe të lëvizin për të reduktuar lodhjen gjatë udhëtimeve që zgjasin deri në 22 orë. /Periskopi/

Të ngjashme
Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Alarm te Spanja para finales? Lamine Yamal nuk stërvitet me ekipin

Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Në minutat e fundit, Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet dikush përçart në Beograd

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës i zhgënjyer pas vendimit të Supremes: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë Devolli Group

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut, BE e emëron si shef të ri të EULEX-it

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

ShBA ndryshon rregullat e vizave për studentët e huaj dhe gazetarët

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Deklarata skandaloze e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE’në

Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

Aksion i përbashkët me autoritetet amerikane, arrestohet në Prizren i dyshuari për krim kibernetik

0:000:00