Kongo po e befason Anglinë pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos.
Kongo po avancon 1-0 pas 45-minutëshit të parë.
Afrikanët shënuan herët në këtë përballje, qysh në minutën e shtatë të ndeshjes.
Brian Cipenga shënoi në minutën e shtatë, në shtyllën e parë të portierit, Jordan Pickford.
Kjo ndeshje i përket 1/16 e finales së Botërorit, derisa fituesi do të kualifikohet në 1/8 e finales.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë ndaj Meksikës në atë fazë.











