Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, të destinuara për projekte në sektorë të ndryshëm strategjikë.

Sipas tij, Komiteti i Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) ka miratuar më 7 korrik projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Zbatimi i tyre do të nisë pasi të përfundojnë procedurat e miratimit nga Komisioni Evropian dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare në Kuvend.

Kurti bëri të ditur se fondet do të investohen në fusha prioritare, përfshirë mjedisin dhe klimën, energjinë, menaxhimin e kufijve dhe migrimin, konkurrueshmërinë, arsimin, punësimin, qeverisjen e mirë, përafrimin me Bashkimin Evropian dhe sundimin e ligjit.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët. Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Dje, me 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro. Pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit:

• Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro;

• Energjia – 34.5 milionë euro;

• Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro;

• Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;

• Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro;

• Sundimi i ligjit – 15 milionë euro.

Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro:

– Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;

– Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;

– Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen. Këto mjete do të shfrytëzohen në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit./Periskopi/



Të ngjashme
Cakolli: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

Cakolli: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja

S'ka fitues, Ballkani barazon ndaj Connahs

S'ka fitues, Ballkani barazon ndaj Connahs

Presidenti kroat kërkon që NATO t'i kushtojë vëmendje Serbisë

Presidenti kroat kërkon që NATO t'i kushtojë vëmendje Serbisë

“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

0:000:00