Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se mund të jetë objektivi kryesor i Iranit, duke thënë se mund të përfundojë si udhëheqësit iranianë që, sipas tij, janë eliminuar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse konflikti me Iranin përbën një rrugë pa dalje strategjike, Trump e cilësoi operacionin amerikan si një "sukses të jashtëzakonshëm" dhe përsëriti se programi bërthamor iranian është goditur rëndë, shkruan skynews.

"Irani kishte udhëheqës. Ata janë zhdukur. Pastaj patën një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata janë zhdukur. Tani kanë një grup tjetër. Edhe ata mund të zhduken, kush e di? Dhe e dini çfarë? Mund të zhdukem edhe unë, sepse jam objektivi i tyre numër një. Ata janë njerëz të poshtër. Kështu kanë vepruar për 47 vjet. Por unë po bëj atë që është e drejtë për vendin tim", tha lideri amerikan.



Ai shtoi se beson se veprimet e tij janë të drejta jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për botën.

Trump shtoi se SHBA-ja po i përgjigjet Iranit me të njëjtën qasje që përdor Teherani. "Ne përdorim gjuhën e tyre. Ne flasim gjuhën e tyre", tha ai, duke theksuar një qasje të ashpër ndaj regjimit iranian.

Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara "nuk po kërkojnë një angazhim afatgjatë" në konflikt.

Në një pyetje pasuese lidhur me çmimet e naftës dhe nëse Lindja e Mesme po i afrohet një konflikti të ri në shkallë të gjerë, Trump e orientoi përgjigjen te vija e kuqe e Uashingtonit ndaj Teheranit "Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore"./Periskopi/

Të ngjashme
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është dhimbja jonë

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Dhimbja e familjes së tyre është dhimbja jonë

Liderët e NATO-s vendosin të mos ia përmendin Trumpit Kupën e Botës që të mos e acarojnë

Liderët e NATO-s vendosin të mos ia përmendin Trumpit Kupën e Botës që të mos e acarojnë

0:000:00