“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

“Dyshime se u përfshin në protesta”, VLEN konfirmon se tre zyrtarët e tyre janë ndalë në Qafë Thanë nga autoritetet kufitare të Shqipërisë

Koalicion VLEN që mban pushtetin e kampit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka konfirmuar që zyrtarë të saj janë ndaluar në kufirin me Shqipërinë.

VLEN thotë se koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim.

Në njoftim thuhet se ata kanë pasur pasaporta diplomatike, duke kërkuar nga Tirana zyrtare që të japin shpjegime se pse ka ndodhur kjo ndalesë.

Komunikata e plotë:

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike.

Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur.

VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë. Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë.

Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime./Periskopi/

Të ngjashme
Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Michael Oliver rrezikon të humbasë finalen e Botërorit nëse shkon Argjentina

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

Trump: Mund të përfundoj si udhëheqësit e Iranit, jam objektivi i tyre numër një

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

RTK publikon listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm, gjashtë kalojnë në intervistë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Begaj pas vizitës në Luginë: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Edhe një ndeshje e Anglisë rrezikon të shtyhet, shkaku i motit të ligë

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

Palatova me mesazh për partitë: Nevoja për kulturë politike dhe për kompromis, më e madhe se kurrë

0:000:00