Klopp me mesazh të fortë në prezantimin te Gjermania: Nëse prekni familjen time, largohem menjëherë

Jürgen Klopp ka dhënë një mesazh të fuqishëm gjatë prezantimit si trajner i ri i Gjermanisë.
Tekniku gjerman theksoi se e ka pranuar detyrën për tifozët dhe për futbollin gjerman, jo për interes personal.
“Po e bëj këtë për ju. Nëse një ditë mendoni se nuk jam njeriu i duhur, ma thoni dhe largohem pa kërkuar asnjë cent dëmshpërblim. Por nëse familja ime bëhet objekt sulmesh, atëherë largohem”, deklaroi Klopp.
Ai shtoi se kritikat janë të mirëpritura, për sa kohë që kanë të bëjnë me punën e tij si trajner dhe jo me jetën personale.











