Malisheva – Hibernian, formacionet zyrtare

FC Malisheva rikthehet sot në skenën evropiane, ku do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të nisë nga ora 16:30, me Malishevën që synon të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Skoci.
Pas eliminimit bindës të Vllaznisë në raundin e parë, ekipi kosovar vjen me moral të lartë, ndërsa Hibernian nis aventurën e tij evropiane duke kërkuar të justifikojë rolin e favoritit.
Formacionet zyrtare:












