Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Karim Adeyemi ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Barcelonës, pasi përfundoi transferimin e tij nga Borussia Dortmund për 29 milionë euro.
Sulmuesi gjerman u shpreh i emocionuar për aventurën e re në “Camp Nou”, duke theksuar se mezi pret të luajë përkrah Lamine Yamalit.
“Lamine Yamal është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se mund të krijojmë një lidhje shumë të mirë në fushë”, deklaroi Adeyemi.
Ai foli edhe për idhujt e tij te Barcelona, duke veçuar Lionel Messin dhe Ronaldinhon.
“Për mua, Lionel Messi është lojtari më i madh në histori. Por gjithmonë më ka pëlqyer ta shikoja Ronaldinhon duke luajtur për Barcelonën”, tha ai.
Adeyemi zbuloi gjithashtu se trajneri Hansi Flick ishte arsyeja kryesore që vendosi t’i bashkohej klubit katalanas.
“Hansi Flick është arsyeja kryesore pse jam këtu. Tani po luaj për klubin më të madh në botë dhe është një nder i madh për mua”, përfundoi sulmuesi gjerman.











