Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik, mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar.
Në raport, shtohet se, i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Periskopi.
‘’KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETTI ZYRTAR
Kaçanik 02.06.2026-10:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 06.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.’’, thuhet në raport.











