Argjentina Ramosaj shijon malet e Rugovës

Argjentina Ramosaj po pushon në Rugovë.
Për dallim nga shumë njerëz që zgjedhin bregdetin në këtë kohë të vitit, Argjentina ka vendosur të pushojë në malet e shtrira në periferi të Pejës, raporton IndeksOnline, transmeton Periskopi.
Ajri i pastër dhe natyra mbresëlënëse e Rugovës po shijohen nga Argjentina, që ka vendosur të kombinojë klimën malore me pak not në pishinë.











